F-Droid është një katalog i instalueshëm aplikacionesh software-i të lirë për Android. Aplikacioni klient për F-Droid e bën të lehtë shfletimin, instalimin dhe ndjekjen e përditësimeve në pajisjen tuaj.

Lidhet me çfarëdo deposh të përputhshme me F-Droid. Depoja parazgjedhje strehohet te f-droid.org, e cila përmban vetëm software të lirë <em>bona fide</em>.

Android-i vetë është i hapur, në kuptimin që jeni të lirë të instaloni APK-ra prej nga të doni, por ka mjaft arsye të mira për përdorimin e F-Droid-it si përgjegjësin tuaj të aplikacioneve <em>software</em> i lirë:

* Merrni njoftime kur ka përditësime gati
* Shkarkoni dhe instaloni automatikisht përditësime, në daçi
* Ndiqni versione të dikurshëm ose beta
* Lini jashtë aplikacione të papërputhshëm me pajisjen
* Gjeni aplikacione përmes kategorish dhe përshkrimesh të kërkueshëm
* Të përdorni URL shoqëruese, për dhurime, kod burim, etj.
* Të jini të parrezikr, përmes marrjesh nënshkrimet treguesish deposh dhe hashesh APK-sh
